Ora News - Prindërit në azil, emigracioni i të rinjve shton kërkesat e moshës së tretë

2018-06-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Largimi i të rinjve në emigracion po i detyron shumë të moshuar tu drejtohen qendrave rezidenciale. Në qendrën e të moshuarve në Fier, ku edhe për 4 vende arrihet kapaciteti maksimal, flasin për një fluks të papërballueshëm kërkesash dhe mes arsyeve kryeson emigracioni. Situatë e ngjashme raportohet në të gjitha qendrat, ndaj një pjesë e tyre strehohen larg qytetit ku kanë jetuar për pjesën më të madhe të jetës! Ndiqni historinë!

Burbuqe Baushi: E Shita shtëpinë dhe rregullova djalin se e kisha me fëmijë dhe grua. E nisa për Itali me lekët që unë shita shtëpinë. E nisa djalin tamam si njeri. Si përfundim arrita që unë të vij në azil.

Kjo është Burbuqe Baushi, një nga 56 rezidentët në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier.

Nënë e katër fëmijëve dhe banore e Tiranës, ajo është akomoduar aty prej tri vitesh, pasi sic thotë nuk arriti të gjejë një vend në kryeqytet.

Pavarësisht se unë kërkoja Tiranën se isha vetë tironce dhe nuk kishte vende e arrita të vija këtu.

72 vjecarja është shembulli i një fenomeni me të cilin po përballen shumë të moshuar në të gjithë vendin.

Largimi i familjarëve në emigracion apo edhe braktisja prej tyre po shton numrin e kërkesave pranë qendrave të të moshuarve. Ndërkaq INSTAT bën të ditur se për shkak të largimit të të rinjve dhe lindshmërisë së ulët, numri i popullsisë ka rënë me 0.2%.

Në Fier janë vetëm katër vende të lira, ndërsa drejtorja Daniela Roqi flet për fluks kërkesash të papërballueshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prinderit-ne-azil-emigracioni-i-te-rinjve-shton-kerkesat-e-moshes-se-trete

Free Traffic Exchange