Report Tv - Forcat e Armatosur, për herë të parë i bashkohen 2 femra zhytëse

2018-06-11 9

Forcat e Armatosura shqiptare vijojnë transformimin edhe sa i përket trajnimit të efektivëve. Për herë të parë në historinë e ushtrisë shqiptare, 2 vajza po stërviten për t?u bërë pjesë e skuadrës së kërkim shpëtimit në ujë.Egzime Muça dhe Margarita Gjerko janë dy ushtare, të cilat janë bërë pjesë e Forcave të Armatosura vetëm pak muaj më parë, por kaq i ka mjaftuar për të bërë atë që se ka bërë asnjë vajzë para tyre.

Përveç se janë dy vajza, të bën përshtypje mosha e tyre, Muça 21 vjeçe, ndërsa Gjerko 19 vjeçe, një shembull për t?u ndjekur nga bashkëmoshataret e tyre.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila përmes një videoje të publikuar në Facebook përshëndet sfidën e dy vajzave.