Problemet me Hipotekat në Shqipëri j" />
Problemet me Hipotekat në Shqipëri j"/>

BOOM: Qytetarja nuk merr dot dokumentin në Hipotekë, institucionet luajnë "ping-pong"

2018-06-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemet me Hipotekat në Shqipëri janë të shumta dhe burokracitë nuk përfundojnë. I tillë është edhe rasti i sotëm, që ka sjellë në vëmendje emisioni BOOM. Gazetarja Domenika Bajraktari udhëtoi në qytetin e Korçës, ku u njoh me problemin e qytetares Merita Xhepo, e cila nuk merr dot një kopje hartë dhe një kopje kartelë nga zyra e Hipotekës.

Mertia Xhepo: Kam një problem që në 2017, kam mbaruar gjyqin, kam marrë formën e prerë. Kam kërkuar hartë dhe kopje kartele. Nuk më janë përgjigjur. Më kanë lëshuar një faturë që e kam bërë pagesën. Prita që të më vinte kopje hartë dhe kopje kartele. Më vjen një zarf tjetër dhe me kërkon vendimin e gjykatës në një kohë që e kisha dorëzuar vendimin. Megjithatë i shpie prap dhe sot e kësaj dite nuk më pergjigjen.

BOOM iu drejtua ZVRPP në Korçë për të marrë një përgjigje se pse zonja Merita nuk e ka marrë kopjen e hartës dhe të kartelës.

Zyra e ZVRPP Korçë thotë se shërbimi për zonjën Merita është kryer që në datën 28 mars 2018 dhe shkresa është me nr. protokolli 1692. Ështe dërguar me posta një kopje hartë dhe kopje kartelë. Por zonja Xhepo thotë që nuk i ka ardhur asgjë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-qytetarja-nuk-merr-dot-dokumentin-ne-hipoteke-institucionet-luajne-ping-pong