Rudina/ Deputetja rrefen fillimiet ne politike: Nuk dija asnje fjale shqip (11.06.2018)

2018-06-11 0

Është parë gjithmonë si një profesion burrash, por vitet e fundit shumë gra dhe vajza janë bërë pjesë e politikës ku dhe po spikasin.
E ç?është e vërteta pjësmarrja e gjinisë femërore në politikë gjithmonë ka shërbyer për të qetësuar situatat e debatet që krijohen.
Dhe piërisht një deputete ishte sot e ftuara e radhës në studion e ?Rudina? në Tv Klan. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës rrëfeu rrugëtimin në politikë dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj.
Ajo tregoi se edhe pse ka jetur në Prizren, ka nisur të mësojë shqip kur është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
?Unë kam lindur në Prizren por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në parlament. Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me gjuhën por mundëm të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë?, tha Balje.