Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse ishte lajmëruar që të hënën do të nisnin punimet, rruga dytësore nuk i shpëtoi trafikut të rënduar.
Për inspektimin e punimeve ishte i pranishëm vetë ministri Gjiknuri, i cili tha se do të punohet 24 orë në mënyrë që ndërhyrja të përfundojë shpejt.
Riparimi i autostradës Tiranë ?Durrës do të jetë një zgjidhje afatshkurtër, e cila mund të zgjasë deri në dy vite, ndërkohë që e nevojshme mbetet rikonstruksioni total i rrugës që ka një faturë prej 10 mln eurosh dhe gjasat janë që kjo rrugë të jepet me koncesion, për të cilën gjiknuri tha se sot për sot nuk mund të diskutohet.
Gjiknuri: Rehabilitimit, përsa i përket mirëmbajtjes normale ku do të eleminohen të gjitha ato probleme të trashëguara ndër vite. Dua që të na mirëkuptojnë qytetarët sepse këto ndërhyrje vërtet krijojnë edhe probleme në trafik por kantieret janë të domosdoshme, kantieri gjithmonë ka probleme, ndërhyrjet janë të domosdoshme, nuk ka mënyrë tjetër që pa kryer ndërhyrjet të realizohet edhe trafiku njëkohësisht. E rëndësishme është që janë marrë të gjitha masat që të punohet 24 orë.
Sipas drejtorit të ARRSH, qeveria po punon për gjetjen e financimit për ndërhyrjen totale në rrugë.
Qendro: Projekti i rehabilitimit të cilin e bëmë gati Banka Botërore nuk iu përgjigj sepse dilte jashtë kontekstit të kontratës. Autoriteti Rrugor është duke e përpunuar këtë projekt dhe po mundohemi për të gjetur fondet për ta bërë me Buxhetin e Shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjiknuri-do-punohet-24-ore-ne-autostraden-tirane-durres