Ora News - Kamp refugjatësh? PD: Otranto do mbushet me viktima, PS: Alarm i kot!

2018-06-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Komisionin e Ligjeve, demokratët ngriten shqetësimin për ngritjen e një kampi refugjatës në Shqipëri. Sipas deputetëve të PD ky lajm që qarkullon është një alarm për të gjithë rajonin që sipas tyre duhet të kundërshtohet edhe nga italia pasi Otranto do të kthehet në trafik emigrantësh nga grupet e kriminelëve. Por për deputetin e PS dhe kreun e komisionit nuk ka asnjë për alarmim.

Referuar mediave të huaja, por ndoshta dhe faktit që nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria deputetët e opozitës shprehën shqetësimin e ngritjes së një kampi për refugjatët në Shqipëri.

Sipas demokratëve informacioni që japin mediat e huaja bie ndesh me qëndrimin e ekzekutivit, dhe për ta Kryeministri Rama po bën Pazar për interesat e tij në kurriz të shqiptarëve. Deputetët e opozitës gjithashtu dhanë alarmin se nga ky vendim, Otranto do të kthehet në trafik emigrantësh.

Alibeaj: Përfaqësues të lartë po thonë që ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë një kamp refugjatës.

Shehu: Nuk është e vërtetë që nuk ka projekte për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë nga vende të ndryshme. Ka! E tha "Le Mond", e ka thënë gazeta prestigjoze amerikane dje. Të jeni të bindur që do krijojë një korridor të vazhdueshëm Durrës-Itali dhe një Otranto të mushur me viktima dhe me kufoma nën det.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kamp-refugjatesh-pd-otranto-do-mbushet-me-viktima-ps-alarm-i-kot

Free Traffic Exchange