Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mediat private në Shqipëri përmes programacioneve dhe informacionit që përcjellin arrijnë të mbajnë para ekranit rreth 95% të audiencës, por edhe pse janë çdo ditë në shërbim të publikut, mbështetja nga qeveria nuk ka qënë e konsiderueshme. Për të rritur cilësinë e informacionit, raportimit dhe transmetimit, mediat private kanë depozituar pranë Autoritetit të Medias Audiovizive një draftligj.
Gentian Salaj: Është një draftligj shumë i rëndësishëm për mediat audiovizive prek shumë problematika të diskutuara 15-20 vitet e fundit. Prek çështjen e audiencës, çështjen e reklamës me interes publik.
Kryetari i Shoqatës së Mediave Audiovizive, Aleksandër Frangaj tha se ky projektligj e ka zanafillën që në vitin 2012, ku PD atëherë në pushtet nuk arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me socialistët në opozitë.
Aleksandër Frangaj: Vjen pas një propozimi që ka pasur vetë Parlamenti Shqipëtar në 2012, por nuk u miratua për shkak të mosgjetjes së konsensusit politik në atë kohë nga mazhoranca e asaj kohe me opozitën socialiste.
Por çfarë synon ky projektligj?
Aleksandër Frangaj: Të krijohet një fond i transmetimeve, i cili krijohej dhe krijohet në draftin e ri nëpërmjet përdorimit të një përqindje nga tarifa për përdorimin e aparatit televiziv, fond i cili do të përdorej dhe do të përdoret për mbështetjen e medias private. Pr/ligji ka marrë përsipër të bëjë një diferencim apo mbështetje për mediat informative.
Projekligji ka gjetur mbështetjen e të gjitha televizioneve private, përfaqësues së të cilave theksojnë se ai do të evitojë fake news dhe do të rrisë cilësinë e informacionit.
Carlo Bollino:Brenda ligji ka parashikuar një mbrojtje të veçantë për teleshikuesit që janë dëmtuar nga lajmet falso.
Ilva Tare: Unë në fakt dua të flas në emër të administratorit Ndroqi dhe të bordit drejtues të televizionit, të cilët janë plotësisht mbështetës të këtij pr/ligji. E shohin si një mundësi për të rritur cilësinë në transmetim, në raportim pse jo edhe besueshmërinë e televizioneve, mediave informative.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prligj-mediat-televizionet-kombetare-dhe-informative-kerkojne-me-shume-mbeshtetje