Gjykata ka lënë në burg pa afat 42 vjeçarin Çelnik Shaholli, i cili vrau gruan Ardiana Shaholli 40 vjeçe mbrëmjen e së shtunës. Autori ka pranuar krimin para gjykatës, ndërsa ka deklaruar se e goditi pas sherrit, pasi dyshonte se gruaja e tradhtonte me pronarin e firmës së rrobaqepësisë ku e ndjera punonte.