Gjykata ka lënë në burg pa afat 42 vjeçarin Çlirim Shaholli, i cili vrau gruan Ardiana Shaholli 40 vjeçe mbrëmjen e së shtunës. Autori ka pranuar krimin para gjykatës, ndërsa ka deklaruar se e goditi me sende të forta pas sherrit, pasi dyshonte se e tradhtonte.