Veliaj i fut “marshin e pestë” investimeve - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Tre vjet nen drejtimin e bashkise, Erion veliaj thote se Tirana eshte transformuar e jo vetem ne qender. E ndryshimet e bera sipas tij kane rritur vleren e prones se qytetareve.





?Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Për pak ditë mbushim 3 vjet nga fillimi i punës në Bashkinë e Tiranës dhe më vjen mirë që teksa kthejmë kokën mbrapa, kuptojmë se kemi ecur me marshin e pestë?



Veliaj siguron se riakulifikimi brenda lagjeve do te vijoje edhe ne blloqe te tjera banimi.



?Shpreh mirënjohjen për banorët e këtushëm. Ka qenë një lagje model edhe në bashkëpunimin që kemi pasur. Të gjitha kthinat, xhepat e lagjes nuk kanë qenë kështu. Disa kanë qenë të uzurpuara, me pak dalje, me territore të zëna. Fakti që secili la diçka për të mirën e përbashkët do të thotë që sot në Tiranë kemi arritur një nivel tjetër qytetarie, që nuk e kishim tre vite më parë. Njerëzit dhanë vullnetarisht diçka, që gjithë komuniteti të dilte i fituar?,



Kreu i bashkise shprehet se ne vitin e mbetur te këtij mandati puna do te fokusohet tek projketet edhe ne zonat rurale.