Report Tv - Kolegji i Posaçëm i Apelimit: Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut

2018-06-11 0

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur sot që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla nuk do i nënshtrohet Vettingut. Kolegji vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, ndërsa nuk ka të drejtë që emërohet në sistemimin e drejtësisë për 15 vite. Pesë gjyqtarët e kryesuar nga Sokol Çomo, relator Luan Daci, anëtarë Albana Shtylla, Artan Hajdari dhe ish kryeprokurorja Ina Rama me shumicë, vendosën; 5 kundra kërkesës së Komisionerit Publik dhe 5 pro kërkesës së Llallës duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit datë 16 shkurt 2018 për ndërprerjen e vettingut.

Janë përmbushur elementët deklarativë të dorëheqjes nga detyra, pasi është zbatuar një prej rrugëve procedurale të legjislacionit në fuqi. Kolegji çmon se vendimmarrja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka qenë e drejtë dhe duhet konfirmuar. Kolegji i Posaçëm i Apelimit me shumicë votash vendosi: ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Adriatik Llallën. Ndalimin e emërimit të tij, gjyqtar, prokuror, inspektor apo anëtar të KLD-së për një periudhë prej 15 vitesh.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit