Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lagjet në rrugën e Elbasanit në Tiranë do ti nënshtrohen një ndërhyrje të plotë në infrastrukturë.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë inspektimeve të përfundimit të punimeve për rikualifikimin e bllokut banimit që kufizohet nga rrugët ?Stavro Vinjau?, ?Qamil Guranjaku? dhe ?Pjetër Budi?, tha se ndryshimi i lagjes do t?i shërbejë më shumë se 5 mijë banorëve.
Veliaj: Kjo njihet si lagja e Ambasadës Amerikane, por vetëm emrin ka të tillë sepse nuk i ngjan fare Amerikës. Nga Amerika e ndante vetëm një mur, por këtej ishte Kandahar, andej Amerikë. Nuk po them se sot është bërë Amerikë, por kemi një hapësirë shumë herë më qytetare. Fakti që njerëzit thonë: Po, këto i bëri bashkia, ama unë mbolla një lule, një pemë, dhashë pak hapësirë, kontribuova me pak punë, më bën të ndihem shumë krenar që i shërbej një qyteti që ka kaq shumë solidaritet. Pavarësisht numrit të madh të problemeve, ky qytet mbrun një ndjenjë familjare; pra sillemi si një familje, kur vjen puna tek interesi i përbashkët.
Kur mbeten edhe pak ditë nga 3-vjetori i marrjes së mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se qyteti ka pësuar ndryshime të prekshme, konkrete, jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në mentalitet.
Veliaj: Për pak ditë mbushim 3 vjet nga fillimi i punës në Bashkinë e Tiranës dhe më vjen mirë që teksa kthejmë kokën mbrapa, kuptojmë se kemi ecur me marshin e pestë. Fakti që banorët jo vetëm që e presin me entuziazëm, por edhe vetë kontribuojnë, do të thotë që investimi më i madh në këto tre vjet nuk ka qenë llaçi, tullat, asfalti, pemët apo korsitë, por mentaliteti. Kjo është ndoshta historia më e madhe e suksesit të këtyre tre viteve punë në Bashkinë e Tiranës.
Kryebashkiaku falenderoi në mënyrë të veçantë banorët që u treguan të gatshëm për bashkëpunim dhe që sipas tij kontribuan në lirimin e hapësirave publike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rikualifikohet-blloku-i-banimit-prane-ambasades-amerikane