Avokati i Adriatik Llallës ka komentuar vendimin e Komisionit të Posaçëm të Apelit për ish-kryeprokurorin.
Në një prononcim të shkurtër për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, menjëherë sapo KPA vendosi që Llalla nuk do t?i nënshtrohet Vettingut, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se sot fitoi ligji dhe u rrit besimi i qytetarëve te Reforma në Drejtësi.
Sipas tij, gjykata dha një vendim të drejtë dhe korrekt.
Sot ligji fitoi, rritet besimi i qytetarëve ndaj Reformës në Drejtësi. Gjykata dha vendim korrekt, të drejtë.
Avokati Sokol Hazizaj
Ndërsa, duke folur jashtë për media, avokati Sokol Hazizaj deklaroi se me këtë vendim Reforma në Drejtësi sot ka marrë suksesin e parë.
"Ligji fitoi, e drejta gjithashtu. Sot Reforma në Drejtësi ka marrë suksesin e parë", tha Hazizaj.
Mund të na thoni ku ndodhet Llalla?
Unë do ju tregoj adresën time, unë jam këtu me ju.