Ora News - Adriatik Llalla i shpëton vettingut, avokati: Suksesi i parë i reformës në drejtësi

2018-06-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nuk do ti nënshtrohet vettingut. Kolegji i Posaçëm i Apelimit rikonfirmoi sot vendimin e KPK-së, për ndërprerjen e vettingut ndaj ish-kryeprokurorit.

Vendimi i KPK-së për Llallën ishte ankimuar nga Komisioneri Publik me pretendimin se ish-kryeprokurori nuk ka zbatuar procedurat për dorëheqjen dhe vazhdon të gëzojë statusin e magjistratit.

Kryesuesi i trupës gjykuese, Sokol Çomo, deklaroi: Trupa gjykuese vendosi me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi ndryshimin e vendimit numër 2 datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si më poshtë: 1-Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.

2- Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtarë i Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh. Ndaj këtij vendimi subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të ushtrojë amkim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Brenda 30 ditëve do të publikohet vendimi i plotë i arsyetuar dhe mendimi i pakicës.

Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm nuk ishte i pranishëm në seancën që nis në orën nisi në orën 13:11 dhe përfundoi në 13:25. Tagrin e përfaqësimitia kishte lënë avokatit të tij mbrojës, i cili seancën e mëparshme dorëzoi një prokurorë të përpiluar nga ish- kryeprokurori ne një zyrë noteriale në Turqi.

Ky i fundit e cilësoi vendimin e sotëm si suksesin e parë të reformës në drejtësi.

Sokol Hazizaj: Duke vlerësuar tek KPA, opse jo dhe tek vendimi i KPK, gjithë veprimtaria e tyre ka qenë terësisht ligjore madje në plotësim të detyrimeve të veta KPA shtoi atë që parashikon Kushtetuta. Që do të thotë ndalimin për të hyrjen në organet e drejtësisë deri në 15 vjet, gjë që e kishte nënkuptuar dhe KPK. Mendoj se ligji fitoi, e drejta po ashtu. Sot reforma në drejtësi ka marrë suksesin e parë.

Nëse ky vendim do të jetë precedent për gjyqtarët apo prokurorët që mund të dorëhiqen gjatë procesit, Hazizaj ka këtë koment.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/Sot%20në%2013:00,%20vendimi%20për%20ish-kryeprokurorin%20Adriatik%20Llalla