Ora News - Shëtitorja e Shëngjinit vetëm e turistëve, ngrihen në protestë ambulantët

2018-06-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vendim i bashkisë së Lezhës ka përcaktuar ndalimin gjatë këtij sezoni turistik të tregtarëve ambulantë në Shëtitoren e Shëngjinit, duke e lënë atë vetëm në dispoziocion të turistëve. Bashkia e Lezhës thotë se është vendosur për lirimin e hapësirës publike ketë sezon të ri, pavarësisht kërcënimit të tregtarëve ambulantë për përshkallëzim të protestave.

Asnjë tregtar ambulant nuk do të lejohet të shësë këtë sezon turistik në Shëtitoren e Shëngjinit, e cila do të jetë plotësisht në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve.

Një urdhër i Bashkisë së Lezhës ka përcaktuar hapësirë për ambulantët vetëm pjesën fundore të shëtitores.

Por ky vendim kundërshtohet nga tregtarët të cilët thonë se ajo zonë nuk është e frekuentuar.

Ata kërkojnë tërheqjen e bashkisë ose në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.

Por në bashkinë e Lezhës thonë se janë të vendosur për ta vënë shëtitoren vetëm në funksion të turistëve, të cilët ndër vite janë ankuar për zaptimin e hapësirave nga ambulantët.

Ambulantët thonë se tregtia gjatë sezonit turistik është mënyra e vetme për të siguruar të ardhura për vete e familjen, ndërsa në Bashkinë e Lezhës shprehen të vendosur për ti dhënë fund fenomenit të zaptimit të hapësirës publike në rrugë apo shëtitoren e Shëngjinit, që çdo verë vizitohet nga mijëra turistë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shetitorja-e-shengjinit-vetem-e-turisteve-ngrihen-ne-proteste-ambulantet

Free Traffic Exchange