Ora News - Drejt arsimit profesional

2018-06-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Rama ftoi të rinjtë që të ndjekin arsimin profesional për të përmbushur nevojat që ka tregu i punëz për zanatçinj.

Gjatë një takimi me të rinjtë e punësuar të arsimit profesional në Durrës, kreu i qeverisë edhe njëherë përmedni faktin se vendet e punë ku kërkohen profesionistë, zihen nga të huajt.

"Saldator tajlandez, nga Pakistani apo Turqia në stadiumin e ri të Tiranës" tha Rama.

Të rinjtë, tha Kryeministri refuzojnë të aplilojë për punë, me pretendimin e pagës së ulët. Si shembull mori aplikimet e të rinjve europianë, të cilët sipas tij kryejnë me dhjetëra aplikime para se të punësohen.

Turizmi është potencial ui mirëfilltë punësimi, u tha Rama të rinjve, teksa me këtë ritëm mund të shkohet deri në 250 mijë të punësuar në këtë sektor.

Të rinjtë u shprehën të kënaqur që janë integruar në punë gjatë këtyre muajve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/drejt-arsimit-profesional