Rally Albania ka mbledhur edhe këtë verë disa nga protagonistët më të njohur të motorëve dhe makinave. Edicioni i 14 i garës sportive në vendin e Shqiponjave mori jetë të shtunën nën petkun e garës më të vjetër të Ballkanit, ku marrin pjesë 180 pilotë nga 15 vende të ndryshme të botës.
Përveç garës sportive, ky event është edhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë pjesëmarrësit për t?u njohur me bukuritë natyrore të Shqipërisë, një promovim shumë i mirë i turizmit në vendin tonë. Më 9 qershor ishte vetëm prezantimi, ndërsa të dielën prologu i kësaj gare, me mjetet motorike që kanë udhëtuar drejt Peshkopisë.