SHBA-BE, thellohet konflikti - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Thellohen edhe më tej mosmarrëveshjet e presidentit të SHBA-ve me liderët e Bashkimit Europian, pas braktisjes së deklaratës së përbashkët të G7 në Kebek, për shkak të qëndrimeve te BE kundër tarifave të reja.



Donald Trump i ka thënë homologut të tij francez Emmanuel Macron se unioni është më keq sesa Kina në tregti.



Mediat amerikane shkruajnë se gjatë vizitës së Macron në Washington në muajin prill, presidenti francez kishte sugjeruar që dy vendet të punojnë së bashku për të zgjidhur problemet tregtare me Pekinin, ndërsa Trump i ishte përgjigjur se ?ka shumë makina gjermane në SHBA?, duke mos e specifikuar se kërkonte që këto automjete të dilnin jashtë territorit amerikan.



Detajet e bisedës mes Macron dhe Trump vijnë mes frikës së një lufte tregtare të afërt mes administratës së Trump dhe BE-së, pas masës për vendosjen e tarifave të reja të çelikut dhe aluminit që hynë në fuqi në fillim të qershorit.



Tensionet mbi tregtinë mbizotëruan pothuajse gjatë të gjithë samitit të G7 të shtunën. Kryeministri kanadez Justin Trudeau riafirmoi planet e tij për të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj administratës së Trump. Edhe kancelaria gjermane Angela Merkel shprehu të dielën keqardhjen për vendimin e papritur të Presidentit Donald Trump për t?u tërhequr nga deklarata e G7.



Reagimet e fundit mbi tregtinë, kanë vënë në pikëpyetje marrëdhëniet e SHBA me aleatët e saj historikë të Europës.