Banorët e Milanit në Shkodër protestë kundër ndërtimit të gurores: Na rrezikohen shtëpitë

2018-06-11 3

SHKODER-Banorët e fshatit Milan në rrugën drejt Prekalit kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar hapjen e një guroreje dhe ndërtimin e rrugës për makineritë e rënda të këtij biznesi.

Banorët shprehen se bëhet fjalë jo vetëm për dëmtim të ekosistemit dhe prishje të kullotave por edhe për rrezik shembje dhe rënie gurësh drejt banesave të tyre. Aktualisht ata kanë arritur të bllokojnë punimet, megjithë prezencën e forcave të policisë.

Më herët banorët kanë nënshkruar një peticion me 120 firma, dërguar presidentit të Republikës, kryeministrit dhe ministrit të Mjedisit por askush deri në këtë moment nuk ka dhënë përgjigje.

Ministri Klosi u shpreh dje se biznesi i guroreve nuk mund të ngrihet në kundërshtim me mjedisin dhe komunitetin dhe ky biznes duhet të zhvillohet në bazë të standardeve të reja.