Speciale / Revolta që tronditi diktaturën “Revolta e Spaçit” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-10 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse kane kaluar 45 vite, dëshmitaret e asaj cfare ndodhi gjate atyre 3 ditëve ne burgun famëkeq te Spaçit, i kane ende te freskëta kujtimet. Disa prej tyre ishin ne listën prej 100 personash te cilët u ridenuan, disa te tjere arritën te shpëtojnë. Por te gjithe e kujtojnë me detaje se si nisi ajo qe do te mbetej me pas ne histori si ?Revolta e Spaçit?.
Per tre dite me radhe komanda e burgut dhe gjithë rojet ishin ne ankth situata rrezikonte te dilte nga kontrolli. Gjithçka kishte nisur nga nje njeri i vetëm, Pal Zefi.
Sot ne Spaç, edhe pse shume larg modeleve te ngjashme e Europe, kane filluar te hidhen hapat e para te ndërtimit te nje muzeu per t?i treguar brezave te rinj, por edhe te huajve, ate cfare ishte ne gjende te bënte regjimi komunist ne Shqipëri.
45 vjetori i përkujtimit te asaj revolte, e cila i kushtoi jetën Skender Dajes, Pal Zefit, Dervish Pekes dhe Hajro Pashait ndërsa qindra te tjere u dënuan me dhjetëra vite burg, veç ceremonisë se zhvilluar ne ambientet e burgut te Spaçit përkoi edhe me publikimin e dosjes se revoltës. Te tjera dokumente hedhin drite mbi historinë famëkeqe te burgut prej themelimit ne vitin 1968 e deri ne mbylljen e tij.

Free Traffic Exchange