Kampe strehimi për luftëtarët e ISIS në Shqipëri? Reagon Rama: S’ka asgjë të vërtetë, zero!

2018-06-10 3

A do të strehojë Shqipëria ish-luftëtarët e ISIS? Kjo është tema e ditës në media dhe qarqet politike kryesisht të opozitës, lidhur me një plan të mundshëm të financuar nga vendet e Bashkimit Europian, ndërsa thirrja që i është bërë qeverisë është ajo e transparencës dhe detajimit nëse një skenar i tillë ekziston realisht. Ishte deklarata e kryeministrit bullgar, Boyko Borissov gjatë një konference për sigurinë në Tiranë pak ditë më parë, e cila "trazoi ujërat" e politikës shqiptare.

Por në një reagim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë që të gjitha zërat. Në replika me një qytetar në Facebook, i cili e pyet në lidhje më këtë çështje Rama thotë se kjo është e pa vërtetë, zero, por sipas shefit të qeverisë kjo histori tregon se në çfarë katandie është opozita inekzistente e këtij vendi.

Qytetari: ?Z.Kryeminister?reagoni me shpejte dhe prere per gjerat sensitive si kjo qe po lakohet ditet e fundit per qendrat e ISIS, mos lejoni te perpunohet opinioni?.

Edi Rama: ?E kemi sqaruar qe eshte nje fantazi e kthyer ne akuza dhe s?ka asgje te vertete, zero, por tregon se ne cfare katandie eshte opozita inekzistente e ketij vendi?.