Report TV - Zhvillohet me sukses gara “Tirana Triathlon”, qytetarët mbushin Parkun e Farkës

2018-06-10 0

Liqeni i Farkës u shndërrua sot në mikpritësin e garës së parë të Triathlon-it në Tiranë, një sport që bashkon tre disiplinat sportive më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm, vrap. Në garë morën pjesë sportistë profesionistë dhe amatorë, por vendin e parë për femra e zuri Jelena Tomaseviç, kurse për meshkuj Strahinja Trakiç.

Në nisje të saj, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përshëndeti pjesëmarrësit dhe qytetarët e shumtë të ardhur në Parkun e Farkës, i cili falë investimeve të bashkisë është tashmë jo vetëm një destinacion argëtues për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për aktivitete sportive në natyrë. Veliaj theksoi se falë aktiviteteve të tilla sportive dhe kulturore të organizuara në kryeqytet, mediat prestigjoze ndërkombëtare e rendisin Tiranën si një ndër dhjetë qytetet më të mira për t?u vizituar në Europë.

Free Traffic Exchange