Një gjarpër i pazakontë për zonën është parë nga banorët e fshatit Kurçelaj në Mat. Banorë të zonës të cilët edhe kanë filmuar zvarranikun thanë se ai ishte me përmasa të mëdha, rreth 3.5 metra. Në videon e dërguar në redaksinë e Report Tv nga banorë të Matit, duke përbindëshi i cili qëndron i varur në pemë.
Banorët thanë se ky është rasti i tretë që në këtë fshat gjendet një gjarpër i këtyre përmasave. Ata dyshojnë se zvarranikët gjigandë janë sjellë aty nga disa turistë me motorë, të cilët kanë ndaluar disa ditë më parë.
Ndërsa askush nuk mund të sqarojë me saktësi se përse në këtë fshat janë shfaqur këta gjarpërinj, frika tek banorët është e madhe.