Nis në Tiranë edicioni i 14-të i garës më të vjetër në Ballkan 'Rally Albania'

2018-06-10 0

Një spektakël plot surpriza në sheshin ?Nënë Tereza? çeli dje në Tiranë edicionin e 14-të të garës më të vjetër në Ballkan ?Rally Albania?, ku 180 sportistë nga 15 vende të ndryshme të botës do të garojnë nga data 9-16 qershor në 4 kategori: Moto, Quad, Makina dhe Ssv.

Pjesëmarrësit u bënë pjesë e festës së madhe mbrëmjen e së shtunës në qendër të Tiranës, e cila paralajmëron startin e një gare plot adrenalinë në territorin e Shqipërisë. Për të përshëndetur pjesëmarrësit e ardhur nga shumë vende të botës, ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi se ajo që e bën Tiranën ndryshe nga shumë qytete të tjera është gjallëria që ka jeta e qytetit në çdo orë.

Ai tha se Tirana po transformohet çdo ditë e më shumë, duke marrë më të mirën prej qyteteve moderne, duke përmirësuar infrastrukturën dhe shërbimet për qytetarët. Veliaj renditi disa prej nismave të suksesshme të ndërmarra këto tre vite nga Bashkia e Tiranës, si mbjellja e 120 mijë pemëve, ardhja e 4 mijë biçikletave Mobike, si dhe revolucioni në transportin publik përmes autobusëve elektrikë.

?Taksitë elektrike, biçikletat, shumë shpejt edhe autobusët elektrikë, janë mënyra se si mund të kapërcejmë disa etapa. Beteja për biçikletat në Holandë nuk është fituar para qindra vjetësh, por është fituar në vitet ?70, kur qytetet kuptuan se nëse secili përdor makinë, qytetet do të kolapsojnë. Po shohim se çfarë ka funksionuar në qytetet e tjera dhe po i zbatojmë në Tiranë?, tha Veliaj, teksa ftoi qytetarët që të përdorin si mjet transporti biçikletat Mobike.