Report Tv - Gjyqtarja Kore presion mbi Report Tv për të hequr emrin nga vedimi i saj

2018-06-09 0

Pak minuta pasi ka dhënë një vendim, surprizë përmes të cilit gjyqtarja Mirela Kore, nga gjykata e shkallës së parë Gjirokastër, ka liruar një mësues të akuzuar për ngacmime seksuale ndaj një nxënëseje 11-vjecare, në vend të krenohet për këtë vendim që sipas saj jep drejtësi, u përpoq duke tentuar të fshihet, madje duke shprehur një lloj presioni, se përse gazetari i kishte përmendur emrin gjatë raportimit.

Përmes një telefonate në numrin e korrespondentit të Report TV, Piro Nase që sapo kishte raportuar LIVE për këtë çështje e dyshuar pedofilie në një fshat afër Tepelenës, gjyqtarja Mirela Kore, është ankuar pse ishe përmendur emri i saj duke u shprehur se: ?është një çështje delikate?. Madje gjyqtarja paralajmëron edhe hapa të tjerë ligjor duke e cilësuar seancën e sotme gjyqësore si sekret hetimor.

Në fakt Report TV, në cdo rast të tillë ka garantuar anonimatin e plotë për viktimën, familjarët e saj por do ishte absurde mos përmendja e emrit të prokurorit apo gjyqtares të cështjes, që vendosin në emër të shtetit për këtë proces gjyqësor. Është tërësisht e pakuptimtë dhe e pabazuar në asnjë ligj të republikës së Shqipërisë ndalimi publikimit të emrave të gjyqtarëve prandaj edhe kërkesa e gjyqtares Kore është e absurde.

Si një shërbëtore e ligjit gjyqtarja Kore nëse ka zbaruar ligjin edhe në këtë gjykim të sotëm, nuk ka përse të ketë frikë apo turp ti përmendet emri. Atëherë lind pyetja: çfarë ka që nuk shkon në vendimin për lirimin e mësuesit të akuzuar të marrë nga gjyqtarja Mirela Kore, që ngulmon për të fshehur autorësinë e këtij vendimi?

Free Traffic Exchange