Report Tv - Tregu i fruta perimeve në qytetin e Vlorës nuk ofron asnjë kusht

2018-06-09 5

Më shumë se 28 vite, tregjet e qytetit të Vlorës nuk ofrojnë asnjë kusht minimal për tregëtimin e fruta perimeve. Kamera e Report Tv ka qenë sot tek tregu i madh i qytetit të Vlorës i cili ndodhet në qëndër të qytetit, siç duket nga pamjet, ky treg është tërësisht jashtë çdo kushti higjieno-sanitar.

Çdo gjë ka ngelur ajo që ka qënë para 28 vitesh, edhe ato pak investime që janë bërë, si tendat me llamarina për tu ruajtur nga shiu dhe dielli i kanë bërë vetë tregëtarët.

Bashkia e Vlorës gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka marrë asnjë masë për rregullim dhe sistemim e këtij tregu. Edhe pse çdo dy vite në fushatë është premtuar pa fund për ngritjen e një tregu bashkëkohor deri më sot asnjë gjë nuk është bërë.

Tregëtarët shprehen se çdo qytet në shqipëri ka bërë një treg me kushte të mira ndërsa tregjet e Vlorës nuk ofrojnë asgjë, mungesë banjosh, mungesë uji etj.