Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga Parku i Apollonisë, kryeministri Edi Rama ngriti përsëri shqetësimin e mungesës së profesionistëve. Gjatë fjalës së tij për projektet e reja në këtë qark, Rama tha se shumë kompani kanë nevojë për saldatorë.
Në Shqipëri tha Rama vijnë saldatorë nga Tajlanda dhe nga Pakistani.
Rama: Punë ka po ska profesionistë është shprehja që e dëgjon nga çdo kompani, që kemi vende të lira pune, por na mungojnë profesionistët që mund të mbulojnë këto vende pune. Saldatorë nga Tajlanda, saldatorë nga Turqia, nga Pakistani, saldatorë nga fundi botës janë sot në Shqipëri dhe punojnë. Punojnë për stadiumin e Arenës Kombëtare, punojnë në investimet e mëdha për TAP, pse? Sepse kemi mungesë për saldatorë. Po jap vetëm një shembull, dmth vijnë nga Tajlanda, nga Pakistani, nga Turqia, nga Kina. Saldator kinez, dhe paguhen nga kompani shqiptare.
Ndërsa theksoi nevojën për arsim profesional, Rama i bëri thirrje të rinjve që të drejtohen në këtë lloj arsimi për të pasur një punë të garantuar.
Rama: Ndërkohë shumë djem të rinj që mbarojnë arsimin e përgjithshëm dhe nuk shkojnë në universitet, por dhe shumë që mbarojnë universitetin dhe kanë marrë diploma kot janë pa punë. Ata të cilët shkojnë në arsimin profesional është statistikisht e provuar që kanë 35% më shumë shanc që të fillojnë një punë sesa ata me arsim të përgjithshëm dhe 20% më shumë sesa ata me universitet. Por ndryshe nga ata me arsim të përgjithshëm, kur fillojnë punë të parët ata me arsim profesional kanë një rrogë më të lartë, sepse dinë të bëjnë diçka.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-skemi-saldatore-vijne-punetore-nga-tajlanda