Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Malësia e Madhe nderoi me titullin ?Qytetar Nderi?, akademikun e njohur Shqiptar, Rexhep Qosjen me motivacionin ?Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe kontributin e tij në themelimin e shtetit të Kosovës?.
Ceremonia e organizuar në bashkinë e këtij qyteti, mblodhi figura të njohura të jetës publike dhe politike, të Shqipërisë e Kosovës.
Qosja nuk i fshehu emocionet për këtë titull që i preku mendjen dhe ndjenjat.
Rexhep Qosja: Faleminderit per nderimin qe me keni bere. Jam i nderuar dhe eshte nderim i veçante per mua qe me prek mendjen dhe shpirtin. E gjithe lugina e Plaves dhe Gucise jemi rritur duke degjuar fjalen Shkoder. Se si ishte Shkodra, se si gezoheshin ato, na flisnin baballaret per Shkodren sepse aty dhe ne rrethina kishin kaluar vitet me te paharruara te jetes pas pushtimit. Na flisnin per nje varg vendesh qe une si femije i degjoja.
Shkodra ishte gjithnje ne mendjen e babait tim, aty kishte varret e disa familjareve te cilet i vizitoi vetem dy here. Po aq shpesh na flisnin edhe per Malesine e Madhe, kishim çdo dite parasysh vendet e bukura. Mendonin bjeshket e zbardhura nga bora, kodra e kodrinat e gjelberta, luginat e pushtuara nga shelgjet, burimet e lumenjve dhe duke mbledhur dredheza, boronica e tjera. Keshtu e shihnim Malësinë e Madhe ne. Kemi degjuar kenge kreshnikesh, rrefime e legjenda ku protagonistë ishin malesoret e ndonjehere edhe ndonje malësore.
Fjalet e ndritura te Malesise perbenin themelin e edukimit te brezave, kurre nuk degjohej pasuria. Malesia e Madhe e adhuronte pasurine me te madhe qe eshte pasuria lendore, shpirterore dhe te gjitha keto jane shume pak çfare ka Malesia jone e Madhe, jo veç e madhe por edhe me shpirt e madhe. Nje nga te veçantat eshte edhe gjuha e Malësisë së Madhe. Gjuhtaret e quajne gjuhe e fshehur, e pasur dhe e figurshme dhe per tu marre vesh duhet te kerkosh ne te dhe ta gjesh fshehtesine, eshte e jashtezakonshme per artin, letersine dhe filozofine.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/akademiku-rexhep-qosja-qytetar-nderi-i-malesise-se-madhe