http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se reforma ne drejtesi nuk do te kete impakt vetem tek gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar, por edhe tek politikanet. Gjate nje bashkëbisedimi me qytetaret e Lushnjës, ne kuadër te turit te llogaridhënies, Rama është shprehur se vetingu eshte vetem fillimi i nje drejtësie te barabarte per te gjithë.
?Shumëkush mendon se historia mbaron këtu dhe ata që kanë pasuri të pajustifikuara thjesht hiqen nga puna. Por në fakt është realisht rasti për të kujtuar shprehjen e popullit që dardha e ka bishtin prapa, sepse sistemi i pastruar i drejtësisë presupozohet se do të merret me të gjithë pa përjashtim; politikanë, gjykatës, prokurorë, biznesmenë, kushdo qoftë si të barabartë përpara ligjit.?
Lideri i mazhorances u ndal tek sistemi i drejtësisë per shkak te ankesave qe qytetaret kane adresuar tek platforma e bashkëqeverisjes e qe nuk mund te zgjidhen nga administrate shtetërore pasi i përkasin gjyqësorit.
?Me të drejtë njerëzit janë shpeshherë të acaruar sepse proceset gjyqësore zvarriten, shpesh nuk e gjejnë të drejtën, dhe kjo është arsyeja pse ne po vazhdojmë të shtyjmë fort për të bërë reformën në drejtësi një realitet, për të pastruar sistemin gjyqësor nga prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar. Ju po e shikoni që cdo ditë përpara komisionit të rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve dalin individë që kanë pasur apo kanë një peshë të rëndësishme në sistem, sepse ka filluar nga lart-poshtë, dhe një pjesë e tyre faktikisht përjashtohen nga sistemi sepse nuk arrijnë dot të justifikojnë pasurinë e tyre.?
Javën e ardhshme organet e vetingut do të marrin vendime për dy prej njerëzve më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë shqiptare ne vitet e fundit; të hënën Kolegji i Apelimit vendos për fatin e Adriatik Lallës i cili deri ne dhjetorin e vitit të kaluar ishte prokuror i përgjithshëm dhe të mërkurën Komisioni i Kualifikimit do të vendosë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.