PD-LSI qëndrime të kundërta për “drejtësinë” - Vizion Plus - News, Lajme

2018-06-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Partia Socialiste po përpiqet te gjeje konsensus me Lëvizjen Socialiste per Integrimin per te ndryshuar nje prej ligjeve te reformës ne drejtësi per ti hapur rruge emërimit dhe pranimit ne shkollën e magjistraturës te prokuroreve dhe gjyqtareve te rinj. Por Partia Demokratike po qëndron larg këtij procesi. Oerd bylykbashi, i cili udhëhoqi reformën ne drejtësi ne kampin opozitar, shpjegon se bllokimi i shkollës së magjistraturës është vetëm një prej simptomave të kolapsit të sistemit të drejtësisë, për të cilën opozita kishte paralajmëruar që në vitin 2016



?Sot ata që kanë bërë keq reformën në drejtësi, po bëjnë edhe propozimin sit ë ndreqin atë që ka shkuar keq. Nuk mund të kurohet një sëmundje terminale e atij ligji dhe atij sistemi me aspirina.?



Qëndrimi i Partisë Demokratike është i qartë për çdo ndërhyrje në korpusin e ligjeve të drejtësisë.



?Ose rinegociohen termat thelbësorë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë ose ne do të vazhdojmë të shohim kriza të tilla. Kjo është diçka që sigurisht nuk do të japë zgjidhje, do të vijnë kriza të tjera. Ju e dini shumë mirë, po nga këto ligje sot ne kemi bllokimin e gjykatës kushtetuese, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi sot nuk funksionon, Gjykata e Lartë praktikisht e mbaruar për shkak se nuk mund të kryejë funksionet e veta kushtetuese siç i kërkohet, Këshilli i Lartë Gjyqësor e Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk janë ngritur, pra të gjitha këto janë pasojë kryesisht e këtyre ligjeve që u bënë keq në thyerje dhe në tradhti të konsensusit kushtetues të 22 korrikut 2016.?



Nga e gjithë paketa e ligjeve te reformës ne drejtësi qe parlamenti ka miratuar përgjatë dy viteve te fundit, PD ka votuar vetëm nje, ligjin per SPAK-un ne negociatat per te cilin u përfshi drejtpërdrejte Ambasada Amerikane. Ndërsa per ligjet e tjera PD ka qëndruar jashtë procesit, e socialistet i kane miratuar me ndihmën e LSI. Por gjate vitit te kaluar Gjykata Kushtetuese ka rrezuar 24 nene ne dy prej ligjeve te reformës ne drejtësi e meqenëse mazhoranca ka nevoje per votat e demokrateve siç është edhe rasti i Shkollës së Magjistraturës, ata kërkojnë rishikimin thelbësor të këtyre ligjeve.

Free Traffic Exchange