Report Tv ka siguruar foton e 40-vjeçares Ardiana Shaholli, e cila u masakrua mbrëmjen e kaluar për vdekje nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Durrësit, ku 42-vjeçari Çlirim Shaholli vrau gruan e tij, pas një debati me tone të ashpra me të, duke e goditur me sende të forta në kokë.
E afërmja e viktimës ka deklaruar se burri i saj ishte shumë xheloz dhe e rrihte në mënyrë sistematike bashkëshorten.
Burri ishte xheloz dhe e rrihte gruan në mënyrë sistematike. Nuk e linte të punonte, që të mos dilte nga shtëpia. Me zor hyri në punë në një rrobaqepësi. Vetë ai nuk punonte. Ajo e ka denoncuar disa herë të shoqin në polici për dhunën që ai ushtronte mbi të. Policia e mbante disa orë dhe e linte të lirë
E afermja e viktimes