Report TV - Raportet e kundërta, ILDKP i nxjerr zyrtarët me pasuri të pastër, KPK i djeg

2018-06-09 0

Procesi i vettingut ka nxjerrë në sipërfaqe një mosfunksionim të një institucioni tjetër me rëndësi në vendin tonë: Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit.

Deri më tani të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga shkalla e parë e vettingu, janë ?djegur? për pasuri të pajustifikuar. Deri më tani për asnjë nga këta persona që kanë humbur detyrën, ILDKP nuk ka marrë ndonjë masë administrative apo të ketë bërë ndonjë kallëzim penal për ta për mos justifikim të pasurisë.

Edhe pse gjyqtarët e prokurorët kanë vite të tëra në detyrë, rrjeta e ILDKP-së nuk i ka kapur ata asnjëherë. Po nuk mjafton me kaq.

Për shumicën e gjyqtarëve e prokurorëve që kanë ngelur në klasën e vettingut, ILDKP ka dorëzuar raport hetimor të pasurisë ku ka dalë në konkluzionin se e justifikojnë pasurinë me burime të ligjshme, ndërsa hetimi i vettingut ka vërtetuar të kundërtën.

I tillë ishte edhe këtë të premte rasti i gjyqtarit kushtetues Bashkim Dedja. ILDKP kishte përpiluar një raport ku thoshte se ai e kishte pasurinë me burime të ligjshme dhe e justifikonte atë. Por KPK kishte bërë hetimet e veta, dhe kreu i Kushtetueses i rezultonte me probleme në 3 shtëpi.

Free Traffic Exchange