Filloi sot shkolla e drejtorëve, një kurs intensiv menaxhimi spitalor për drejtuesit e spitaleve publike në vend, e cila hapet për herë të parë.
Duke theksuar investimet e rëndësishme që po kryhen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, Ministrja Manastirliu vlerësoi rëndësinë e menaxhimit të spitaleve si element kyç për shërbime cilësore për qytetarët.
14 milion euro janë investimet që po realizohen këtë vit në sektorin e shëndetësisë, duke filluar nga investimet në 11 spitalet rajonale me instalimin e 5 mamografëve të rinj, rezonancës magnetike për herë të parë në Elbasan, Angiografit për herë të parë në Fier për zgjidhjen e urgjencave kardiake e një seri investimesh në spitalet e Tiranës, duke filluar me repartet e reja të kirurgjisë dhe spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT. Por menaxhimi padyshim është i rëndësishëm për të patur shërbime sa më cilësore për qytetarët, ndaj vendosëm të hapim për herë të parë shkollën e drejtorëve të spitaleve.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu