Ditën e hënë, në tregun e këmbimit valutor do të hidhen në qarkullim 14.5 miliardë Lekë. Televizioni Klan ka arritur të sigurojë një dokument ekskluziv, ku autoritetet publike i kanë kërkuar Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim që kërkojnë që disbursimi i kredisë së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare me vlerë 118 milionë euro të bëhet në Lekë, përveç monedhës Euro.
?Banka e Shqipërisë ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë e disponueshme që të asistojë procesin disbursimit të kredisë duke ofruar konvertimin e transhit të parë të kredisë nga Euro në Lekë?, thuhet në dokumentin e siguruar nga Televizioni Klan.
Mësohet se i gjithë procesi do të ndodhë ditën e hënë, ku pas konvertimit të kredisë në Lekë, e cila do të kapë një shifër prej 14.5 miliardë lekësh, paratë do të futen në qarkullim në bankat shqiptare, ku pritet një forcim i mëtejshëm i kursit të këmbimit valutor, nga 127.5 Lekë që është sot Euro, analizat thonë se do të arrijë në nivelin 130 lekëve.
KESH ka amenduar kontratën me BERZH-in për të marrë kredinë në vlerë 218 milionë Euro, ose 25 miliardë Lekë. Në nenin e ndryshuar përcaktohet se ka të drejtë që një pjesë të huasë ta tërheqë në monedhën kombëtare. Konvertimi i parave me kursin e këmbimit zyrtar, të asistuar nga Banka e Shqipërisë, përbën një operacion të rëndësishëm që ky institucion do të kryejë për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor.
Tv Klan