Deurizimi ndikon ne forcimin e lekut?

2018-06-08 7

Operacionet e nisura të Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor në Shqipëri gjykohen nga ekspertët si masa të duhura. Elvin Meka, profesor i ekonomisë dhe ekspert për çështjet financiare, sqaron në një intervistë për televizionin Klan se Këshilli Mbikëqyrës ka marrë vendimin e duhur për të blerë sasi të valutës së huaj të cilat kanë rritur artificialisht ofertën për lekun të shoqëruar me uljen e normës bazë të interesit të monedhës kombëtare.

Meka thotë se arsyet që kanë ndikuar në lëvizjet e mëdha të muajve të fundit të vlerës së euros lidhen me konvertimin e kapitalit të bankave dhe element spekulativë. Ai nuk është dakord me disa aktorë të tregut të cilët ia venë peshën e rënies së euros strategjisë së bankës qëndrore për të ulur përdorimin e kësaj monedhe në Shqipëri.

Ai thotë se dy rregulloret e miratuara nga Banka e Shqipërisë për të rritur rezervën e detyrueshme në valutë nga 10 në 12.5%, në kuadër të paketës së deurizimit nuk do të japin efekt në këtë periudhë, porn ë fund të vitit apo fillimit të 2019-ës.

Sot euro arriti në vlerën 127.58 lekëve, duke u forcuar me 2.33 lekë vetëm gjatë ditës së fundit. leku ka shënuar rënie të ndjeshme edhe ndaj dollarit amerikan dhe paundit.

Tv Klan

Free Traffic Exchange