Takim me përfaqësues të BE për ndotjen në Mallakastër, Bashkia: Ballshi zona më e ndotur në Shqipëri

2018-06-08 0

Një takim i zhvilluar në Mallakastër mes përfaqësuesve të BE dhe krerëve lokal ka pasur si qëllim mbrojtjen e mjedisit. Takimi është zhvilluar në ambientët e bashkisë së Mallakastrës ndërkohë që Kryetari i kësaj bashkie ka ngritur shqetësimin se zona që ai drejton është tërësisht e mbuluar nga ndotja mjedisore. Shkak për këtë janë bërë edhe mungesa e investimeve që sipas Kapllanajt kanë munguar prej shumë vitesh. Ai ka kërkuar të dërguarit të BE Hubbert Grandjan që të shikohen mundësitë për të rehabilituar zonën që ai drejton.

Ndërkohë i dërguari i bashkimit europjan në vendin tonë Hubbert Grandjan, është shprehur se ne do të kërkojmë që të bëhet një studim për të përcaktuar nivelin e ndotjes në qytetin e Balshit dhe të gjithë zonës.

Free Traffic Exchange