Inaugurohet godina e re e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-06-08 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTVInaugurimi i ambienteve te reja te Kolegjit te Posaçëm te Apelimit, i dha mundësi kryetares se këtij institucioni Natasha Mulaj te theksoje vullnetin për te zbatuar Vettingun për te spastruar sistemin e drejtësisë nga te gjithë gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar.



?Tani unë besoj se është koha dhe moment që ata të japin llogari për makutëritë e tyre të pështira. It?s pay back time.?



Mulaj ka garantuar se trupa e Vettingut nuk do ti nënshtrohet ne asnjë rast presionit ngado qe ai vjen.



?Unë personalisht nuk do të hezitoj për asnjë çast të denoncoj direkt, pa doreza dhe pa ekuivok çdo ndërhyrje politike apo financiare në hetim. Askush nuk mund të vejë në dyshim integritetin dhe vullnetin tonë, ne jemi shërbëtorë të devotshëm të ligjit dhe të popullit.?



Ne ceremoninë e inaugurimit te ambienteve te reja ishin te pranishëm ambasadori ShBA Donald Lu dhe vëzhguesit e operacionit ndërkombëtar te monitorimit te cilët ndihmojnë institucionet shqiptare ne procesin e Vettingut.



Me kërkesë te ONM Kolegji i Apelimit vendimin e pare dhe te vetëm e ka marre kundër vete organeve te Vettingut duke shkarkuar komisionerin publik Heral Saraci. Ndërkohë te hënën Kolegji i Apelimit do shpalle vendimin për ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, nëse procesi i Vettingut ndaj tij duhet te vazhdoje apo jo.