Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, deklaron se Shqipëria ka përmbushur detyrat e saj për hapjen e negociatave me BE.
Në një intervistë për TV5Monde, Kumbaro tha se vlerësimi i KE për progresin e vendit tonë në procesin e integrimit ka qenë objektiv dhe se asgjë e keqe nuk i vjen Europës dhe as BE nga hapja e negociatave për Shqipërinë.
Gazetari: Ka një numër vendesh të cilat nuk janë dakord, rasti i presidentirt Macron, si mund t'i bindni ju ata që të ndryshojnë mendim?
Kumbaro: Nuk është momenti për hyrjen e Shqipërisë në Europë. Është vetëm të hapim negociatat për hyrjen e Shqipërisë që do të marrë kohën që duhet. Por KE është deklaruar në favor dhe ka rekomanduar hapjen e negociatave jo hyrjen e Shqipërisë në BE.Të jemi të sinqertë, Shqipëria e ka bërë rrugën e saj.Nëse KE është shprehur për hapjen e negociatave është se të gjithë ekspertët që ndjekin punimet dhe evoluimet që ka bërë dhe janë përmbushur nga Shqipëria dhe shqiptarët gjatë gjithë këtyre viteve ka konstatuar se detyrat e shtëpisë janë bërë dhe se jemi gati të hapim negociatat. Kjo nuk do ti ndryshojë asgjë Europës dhe as BE.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kumbaro-televizionin-francez-shqiperise-duhet-ti-hapen-negociatat-kemi-bere-detyrat