Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Çmimi Kadare për vitin 2018 i jepet shkrimtarit Virgjil Muçi me romanin ?Piramida e shpirtrave?. Është edicioni i katërt i çmimit për veprën më të mirë në dorëshkrim që jepet nga Instituti Europian Pashko në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës.
Ky libër që sot merr Çmimin Kadare, çmimi me vlerën financiare më të çmuar në trojet shqiptare këtej e andej kufirit, është shkruar me shqetësimin e njeriut dhe qytetarit për stanjacionin ku vazhdon ndodhet vendi ynë.
Virgjil Muçi: Është një njeri që vjen me iluzion.Në Shqipëri vinë shumë njerëz me iluzione dhe ajo që ndodh tek ta është thyerja e iluzioneve. Hasin në një realitet krejt ndryshe nga ajo që kanë përfytyruar.
?Piramida e shpirtrave? është shkruar në distancë nga Shqipëria dhe ndryshe nga gjithë letërsia, sidomos ajo fantastike që Muçi ka shkruar deri më sot, ky roman merret me një realitet imediat.
Virgjil Muçi: Është një vend që në mënyrë paradoksale, ironike, cinike mund të themi, ky vend e tërheq mbrapsht, e tërheq sërish drejt ferrit dhe jo drejt parajsës.
Për 62-vjeçarin, Virgjil Muçi, ky është i pari çmim i rëndësishëm.
Krijimtaria e tij nis në vitet ?70 me romanin për fëmijë ?Shpatat nuk u ndryshkën?.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/virgjil-muci-merr-cmimin-kadare-iv-shqiperia-ta-shuan-cdo-iluzion