Pavarësisht se opozita nuk merr pjesë normalisht në punimet e komisioneve parlamentare dhe përpara kamerave flet vetëm për Ramën, Xhafajn dhe drogën, e kundërta ndodh në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Larg kamerave, përgjatë muajve të fundit komisioni është mbledhur disa herë në bashkëdrejtim jo vetëm të socialistit Bledi Çuçi, por edhe të demokratit Oerd Bylykbashi.
Në 6 qershor palët u mblodhën për të diskutuar për diskutuar mbi përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, por pa asnjë konkluzion përfundimtar. Ndryshe nga kolegët e tij, demokratik Oerd Bylykbashi nuk ka lënë pas dore angazhimin në reformën zgjedhore, duke planifikuar që edhe javën e ardhshme të jetë në bashkëdrejtimin e këtij komisioni.
Report TV ka mësuar se komisioni i posacëm do të mblidhet dy herë javën e ardhshme. Të martën, në 12 qershor Çuçi e Bylykbashi do të drejtojnë një tryezë mbi "Blerjen e votave dhe mashtrimin zgjedhor", ku do të dëgjohet përvojëa italiane në luftën kundër blerjes së votave, për mes Ekspertit të Këshillit të Evropës, Antonio Corbo.