Report TV - Raporti, mbi një mijë persona janë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri

2018-06-08 0

?Një ditë unë isha duke qëndruar mes dy kufijve dhe nuk mund të hyja në asnjërin prej vendeve. Ishte eksperienca më e paharruar e jetës sime. Unë nuk mund të hyja në vendin ku kisha qenë dhe as në vendin ku kisha lindur. Kujt i përkas unë?. Kështu deklaroi sot Pandeli Majko ministër i Diasporës.

Pashtetësia në Shqipëri ka përfshirë rreth 1031 persona kryesisht për shkak të vështirësive për të konfirmuar shtetësinë e tyre, sipas një studimi që u prezantua sot në Tiranë. Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me ministrinë e Shtetit për Diasporën, ministrinë e Brendshme, të punëve të Jashtme, ministrinë e Shëndetësisë, Arsimit dhe INSTAT prezantoi sot raportin: Hartëzimi i popullsisë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri?. I pranishëm në këtë aktivitet ministri i diasporës, Pandeli Majko tha se pashtetësia është një term i panjohur për vendin tonë, por duhet të ndërmerren masa.

Është përgjegjësi e institucioneve shqiptare të sigurojë që të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe rajonale në lidhje me të drejtën e shtetësisë të jenë plotësisht të përfshira në ligjin vendas dhe të zbatohen në praktikë

Pandeli Majko-Ministër Shteti për Diasporën