Ora News - Tiranë, 31-vjeçari vret të dashurën, pasi refuzoi të martohej

2018-06-08 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, (8 qershor) ora 08:10 përbri rrugës ?Don Bosko?, në Tiranë kur Xhafer Mata qëlloi me 2 plumba pistolete Xhujleta Çunin dhe pasi kaluan 15 minuta qëlloi veten në kokë.

Vajza po shkonte për të dhënë provimin e letërsisë, pasi ishte maturante, ndërsa punonte si shitëse në një market.

Pikërisht pranë pallatit ku javën e fundit, Mata i ndërpriste rrugën çdo ditë Xhulietës, për ta bindur që ta merrte nuse në shtëpi, për të kurorëzuar kështu lidhjen intime disavjeçare.

Nga ana tjetër, 31-vjeçari, me profesion inxhinier mekanik dhe i punësuar në servisin e tij, brenda ambienteve të banesës private, ishte divorcuar prej pak muajsh nga bashkëshortja, me të cilën kishte edhe një fëmijë të mitur.

Refuzimi i vajzës për t?u martuar me të dashurin e sapondarë nga gruaja është edhe pista më e fortë hetimore, ku janë përqendruar specialistët e sektorit të Krimit Kundër Jetës në Policinë e Tiranës, ndërsa janë pyetur familjarët për të mësuar rrethanat e plota të krimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tirane-vrasje-me-arme-zjarri-ne-zonen-e-don-boskos

Free Traffic Exchange