Ora News - Djali që vrau prindërit në shock: Pranon krimin por s'e di se viktimat janë prindërit

2018-06-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qemal Sela, 26 vjecari që vrau të enjten prindërit në Peshkopi, ende nuk ka dhënë asnjë motiv për krimin e rëndë që tronditi qytetin juglindor mesditen e së enjtes, 7 qershor.

I riu është marrë në pyetje, por hetuesit thonë se ai është kontradiktor ndërsa bën deklarata mbi të cilat është forcuar se ai vuan nga sëmundje të shëndetit mendore.

Madje burime brenda komisariatit, thonë se ai bën veprime të pakontrolluara ndërsa i bie me kokë mureve të ambientit ku mbahet.

Gjatë deshmisë ka pohuar se e ka kryer vrasjen e dyfishtë, por nuk pranon që viktimat jane prindërit e tij.

Në këto kushte, burimet thonë se pas masës së sigurisë, 26 vjecari Sela do të dërgohet në një prej spitaleve psikiatrike të vendit, pasi gjendja e tij është kritike gati në kushtet e skizofrenise.

Një tjetër dyshim është se Sela është përdorues lëndësh narkotike, pasi krahët i kishte të lidhura me fasho, për këtë priten analizat.

I riu ishte kthyer nga Anglia vetëm një natë para krimit.

Burimet thonë se atë e kanë depertuar, ndërsa të tjerë shtojnë se 26 vjecari Sela është trajtuar edhe në Angli për sëmundje mendore.

Burimet thonë se ai kishte pasur një debat me prindërit Flamur Sela dhe Zeqimete Sela mbi të ardhurat nga puna në Agli dhe pronësinë e shtëpisë së kthyer në hotel pranë Llixhave të Dibrës.

Ky dyshohet të jetë motivi i krimit, por as vëllai i autorit nuk është në gjendje ta thotë.

Pasi në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se në kohën e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi. Motra 14 vjecare nga ana tjetër po trajtohet me psikolog.

Policiae Dibrës mësohet se nuk ka marrë dëshmi të vlefshme as nga qytetarët që ndodheshin në hotel apo fqinjët të cilët thonë se e njihnin shumë pak 26 vjecarin që ishte larguar në Angli që në moshën 19 vjecare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/djali-qe-vrau-prinderit-ne-shock-pranon-krimin-por-se-di-se-viktimat-jane-i-ati-dhe-e-ema