Eurodeputetët austriakë me Bashën: Mbështesim çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE

2018-06-08 0

Eurodeputetët austriakë kanë deklaruar se mbështesin hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Delegacioni i Partisë Popullore Austriake zhvilloi këtë mesditë një takim me kreun e PD, Lulzim Basha, ku theksi është vënë te integrimi i vendit tonë.

E kemi mbështetur gjithmonë Shqipërinë në rrugën drejt BE. jemi pro hapjes së negociatave në fund të muajit qershor. Të gjithë ne së bashku e mbështesim këtë qëndrim. Sot shkëmbyem bisedime me të dyja palët politike dhe mbështesim negociatat. Rasti i Xhafajt të trajtohet në mënyrë të besueshme. Në Austri janë të shqetësuar sa i përket krimit shqiptar në Europë. Lufta ndaj krimit të organizuar, fuqizimi i shtetit të së drejtës janë thelbësore për ne.

Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit tç Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak
Nga ana e tij, Lulzim Basha deklaroi se edhe opozita është pro hapjes së negociatave brenda muajit qershor. Ai tha se Shqipëria ka probleme serioze, duke shtuar se opozita do të luftojë për t?i pakësuar ato.

Në emër të PD, të opozitës, kam kërkuar të bëhet gjithçka për anëtarësim në BE në fund të muajit. Ne e dimë fare mirë se kemi probleme serioze, jemi të angazhuar për t?i zgjidhur ato, kërkojmë ndihmën e miqve austriakë. Shqipëria duhet të përparojë në luftën kundër krimit e drogës, zhbërjen e krimit. Falënderoj Sebastian Krutz për mbështetjen e jashtëzakonshme me qëllimin e qartë pro hapjes së negociatave. Negociatat të shërbejnë si kontroll ndaj qeverisë.

Free Traffic Exchange