Report TV - Maks Haxhia: Bashkim Dedja justifikon pasurinë, të rikonfirmohet në detyrë

2018-06-08 3

Ndërkohë, avokati mbrojtës, Maks Haxhia tha se Dedja justifikon të ardhurat për blerjen e apartamenteve. Sipas tij, apartamenti në Durrës u ble nga i vëllai, me të ardhurat nga blegtoria, bletaria dhe pemtaria, të ardhura të larta. Haxhia i kërkoi trupës së KPK rikonfirmimin e Bashkim Dedjas në detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu, Bashkim Dedja disponon edhe tokë arë prej 2 mijë metra katrorë në Dibër, e cila sipas ILDKP është e justifikuar. Në lidhje me pastërtinë e figurës subjekti është i pastër. Pas seancës dëgjimore, KPK është tërhequr për vendim i cili do të bëhet publik në datën 13 qershor ora 09:30.