Ora News - Tiranë, djali vret me pistoletë 19-vjeçaren, më pas qëllon edhe veten

2018-06-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e sotëm, ku një 31 vjeçar ka vrarë me pistoletë një vajzë 19-vjeçare dhe më pas ka qëlluar veten.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit në zonën e "Don Boskos" në Tiranë. Mësohet se vajza e re ka vdekur në vend, ndërsa djali ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas policisë viktima është vajza 19-vjeçare Xhuljeta Çuni me origjinë nga Vinjolli i Kurbinit, ndërsa autori i cili ka mbetur i plagosur është Xhafer Mata nga Kalimashi dhe të dy jetonin në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me nje vrasje pasioni, pasi vajza ka refuzuar dashurinë e 31-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë brenda këtij viti, ku një djalë kryen vrasje për krim pasioni. Në fillim të vitit (21 janar 2018) Aldison Belulaj qëlloi me pistoletë studenten e drejtësisë, Ariela Muratin dhe më pas pistoletën e drejtoi nga vetja, ngjarje kj e ndodhur para spitalit Universitar Nënë Tereza në Tiranë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-vrasje-me-arme-zjarri-ne-zonen-e-don-boskos