Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur kryeqytetin mëngjesin e kësaj të premteje. Një i ri ka vrarë me tre plumba pistolete një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Report Tv mëson se autori i krimit është 31-vjeçari Xhaferr Mata.
Ngjarja tragjike ka ndodhur përballë Kishës, në zonën e 'Don Boskos', ndërsa Report Tv mëson se dyshohet për një krim pasioni.
Burime të Report Tv bëjnë me dije se një lidhje e prishur mes dy të rinjve ka çuar në aktin tragjik, ku i riu ka qëlluar për vdekje vajzën. Më pas, ai ka qëlluar edhe veten, me plumb pas koke dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Informacion paraprak
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen "Eshref Frasheri", shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje.
Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.