Report Tv - Largimi nga Këshilli Bashkiak, Dalipi: Opozita do ta paguajë faturën vitin tjetër

2018-06-07 0

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ishte i ftuar në studion e Report Tv pas debateve me opozitën në mbledhjen e sotme, por edhe vendimeve që u miratuan, ndër më të rëndësishmit, ai për rritjen e pagave për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve. Dalipi u shpreh se këshilltarët duhet të përfaqësojnë ata që i kanë zgjedhur, por për sjelljen opozita do ta marrë faturën zgjedhjet e ardhshme vendore.

Unë mendoj që edhe për atë që debat që u bë sot, është i panevojshëm, nuk kam koment, por dua të them që cdo këshilltar që merr mandatin është i detyruar që të mbrojë interesat e atyre që e kanë votuar. Cdo kush që bën një gjë të kundërt nga kjo, fatura do të paguhet në zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që qytetarët do të gjykojë secilin për vendimin dhe sjelljen dhe kontributin në këshillin bashkiak. Çdo lloj debati tjetër është shterpë.

Aldrin Dalipi

Free Traffic Exchange