Ora News - Opera italiane në UNESCO? Ish-ministri Scanio sjell peticionin në Shqipëri

2018-06-07 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas suksesit me picen napolitane që ia doli ta përfshijë në UNESCO, ish-Ministri italian i mjedisit Pecoraro ndërrer një tjetër sfidë, për të bërë pjesë së UNESCO-s edhe operan italiane. Peticionin e ka sjellë edhe në Shqipëri, duke shpresuar se qytetarët shqiptarë do ta firmosin atë.

Pasi UNESCO pranoi picën napolitane në listën e gjatë të trashëgimive kulturore, italiantët nuk ndalen.

Ish-Ministri i Mjedisit, Pecoraro Scanio, ka ndërrmarë një tjetër fushatë, këtë herë për ti bashkuar kësaj liste edhe operën italiane.

Pecoraro Scanio: Gjuha e muzikës është italishtja. Kur dikush shkruan Allegro apo Dante e shkruan italisht. Fjala Opera në të gjithë botën shkruhet italisht dhe teatri i parë i muzikës lirike ka lindur në Napoli. Po ashtu në italisht thuhen edhe fjalët tenor, soprano por edhe bravo, kur dikush ia del.

Pas Shqipërisë, Italia është vendi i dytë në të cilën kjo fushatë prezantohet. Një nga arsyet që peticioni ka mbërritur në vendin tonë është dashuria që shqiptarët kanë për muzikën italiane.

Pecoraro Scanio: Në Itali tashmë e kemi lançuar fushatën, i pari shtet i huaj është Shqipëria ku po sjellim peticionin në bashkëpunim me Ambasadorin italian,Alberto Cutillo dhe Drejtorin e shoqatës 'Dante Aligeri'. Peticioni mund të firmoset edhe online.

Sa i përket integrimit të vendit tonë në familjen europiane, ish/Ministri shprehet optimist dhe thotë se Italia ka nevojë për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/opera-italiane-ne-unesco-ish-ministri-scanio-sjell-peticionin-ne-shqiperi