Ora News - BSH blen valutë, reagon tregu. Euro shkëmbehet me 125.2 Lekë

2018-06-07 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tregu i këmbimit ka reaguar pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë për të blerë valutë. Euro është forcuar sot me gati 1 lekë.

Sipas kursit të Bankës Qendrore, një euro u shkëmbye me 125.2 lekë duke fituar 0.8 lekë kundrejt ditës së djeshme.

Ndërsa dollari është në kuotën e 105.8 lekëve, me një rritje të vogël prej vetëm 0.02 lekë kundrejt një dite më parë.

Forcimi i euros ndodh një ditë, pasi guvernatori i BSH-së, Gent Sejko, njoftoi politikën e re të autoritetit mbikqyrës bankar, për të ndërhyrë në treg dhe frenuar zhvlerësimin e mëtejshëm të monedhës europiane.

BSH pritet të tërheqë valutë nga tregu, duke pakësuar kështu sasinë e saj në qarkullim.

Kjo pritet të çojë në një balancim të ofertë-kërkesës në treg sapo të reflektohet tek rritja e vlerës së euros.

Ekspertët parashikojnë që falë ndërhyrjes së BSH tregu i këmbimit të stabilizohet.

Por sipas tyre, euro nuk do të forcohet ndjeshëm në këtë periudhë, pasi në treg ndikon edhe shtimi i valutës nga turistët e huaj dhe emigratët që kthehen për pushime.

Por një gjë është e sigurt. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë do të ndikojë pozitivisht tek aspekti psikologjik, i cili iu shtua morisë së faktorëve që rrëzuan euron muajt e fundit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-blen-valute-reagon-tregu-euro-shkembehet-me-1252-leke#.Wxl4WRwrMkc.facebook

Free Traffic Exchange